Ideja për nisjen e një ofensive tokësore nga Izraeli në Liban ka sjellë kundërshtinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për një armëpushi, me qëllim uljen e tensioneve pas vrasjes së liderit të Hezbollah, Hassan Nasarllahut. I pyetur nëse është në dijeni të planeve të Izraelit për një operacion të tillë dhe nëse ishte i qetë me këtë plan, Biden u tha gazetarëve: “Jam më i informuar nga sa mund të mendoni dhe jam i qetë me ndaljen [e planit për operacion tokësor]. Duhet të kemi një armëpushim tani”.