Zyrtarët izraelitë ashpërsuan paralajmërimet për atë që mund të ndodhë nëse mes Iranit dhe fuqive botërore arrihet një marrëveshje bërthamore, që do të gjykohej si e pafavorshme, duke thënë se kjo me siguri do të pasohej nga një luftë me Teheranin. Ndërsa Presidenti Joe Biden po shikon mundësinë që SHBA të kthehen në marrëveshjen e vitit 2015 për frenimin e programit bërthamor të Iranit që paraardhësi i tij Donald Trump e braktisi, Izraeli i ka shtuar thirrjet që teknologjive dhe projekteve të ndjeshme iraniane t’u vihen më shumë kufizime.