Duke u përgatitur për një fluks të ri emigrantësh në kufjtë e saj, Greqia ka hapur edhe dy kampe të tjera “të mbyllura” refugjatësh. “Fillon një epokë e re”, tha ministri i Migracionit, Notis Mitarachi duke vizituar objektet në ishujt Leros dhe Kos. “Ne po i çlirojmë ishujt tanë nga problemi i migracionit dhe pasojat e tij. Imazhet që kujtojmë nga viti 2015 deri në 2019 tani janë një gjë e së kaluarës,” tha Mitarachi. Greqia dhe ishujt e saj në Egje dihin pika kryesore e ardhjes në BE për më shumë se një milionë azilkërkues nga viti 2015, shumica e të cilëve vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Ata erdhën me gomone nga Turqia – me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë, por kanë qëndruar në kampe të mbipopulluara për një kohë të gjatë.