Ndonëse Lulzim Basha vendosi të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin e formës së prerë të Apelit, që i dha vulën ish-kryeministrit Berisha, deputeti Kreshnik Çollaku, një prej mbështetësve të tij, është i prerë. Ai do të shkojë tashmë tek Partia Demokratike e Sali Berishës, ndonëse krahas rekursit, Lulzim Basha tregoi se po shkohet drejt një alternative të re.