Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Ilir Proda, së bashku me Prokurorin e Rrethit Kreshnik Ajazi, konferencë për shtyp në lidhje me megaoperacionin policor antidrogë të koduar “Rrjeti” Përshëndetje, Jam sot këtu, së bashku me drejtuesin e Prokurorisë, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit, si rezultat i një pune hetimore tremujore, te ndjekur me metoda proaktive, u bë e mundur goditja e një rrjeti që ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të armëmbajtjes pa leje.