Këtë dielë u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në 5 qytete të vendit. Një prej qyteteve ku u votua për kryetar bashkie ishte edhe Cërriku dhe një prej kandidatëve është Amarildo Hoxha. Por, ndërsa procesi i votimit është mbyllur dhe kutitë e votimit u dërguan në KZAZ, Amarildo Hoxha qëndroi në Elbasan Arena ku u zhvillua edhe sfida mes Elbasanit dhe Egnatias me kandidatin për kryetar të bashkisë së Cërrikut që deri në këtë moment ka qenë në detyrën e mjekut të skuadrës së Elbasanit