Në vitin 1985, presidenti i atëhershëm i SHBA, Ronald Reagan dhe lideri sovjetik Mikhail Gorbachov, deklaronin se “lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe ajo nuk duhet të luftohet kurrë”. Pas dekadave të Luftës së Ftohtë, ky qëndrim u hapi rrugë disa marrëveshjeve të rëndësishme për kontrollin e armëve dhe dha një mesah të qartë për publikun në të dyja vendet, në lidhje me planet dhe qëllimet e dy qeverive. Fraza e Reaganit dhe Gorbachevit ka jehuar me dekada të tëra... derisa nisën carjet e para në vitet 2000.