Polonia ka pretenduar se së shpejti mund të nisë një garë e re armatimi bërthamor nëse Perëndimi nuk do ti japë Ukrainës armët që i nevojiten për të mposhtur ushtrinë pushtuese të Vladimir Putinit. Radek Sikorski, ministri i Jashtëm i Polonisë, tha se bllokimi i ndihmave amerikane për Ukrainën, në kongres, si dhe ngurrimi i disa aleatëve kryesorë në Evropë për të armatosur Ukrainën, mund të cojë në një garë për armë të reja bërthamore.