Uragani Fiona është shoqëruar me reshje të dendura shiu në Porto Riko, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në shumicën e ishullit amerikan. Uragani gjithashtu shkaktoi ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe me ujë në pjesën më të madhe të ishullit. Trupat e Gardës Kombëtare amerikane kanë shpëtuar qindra njerëz të bllokuar. Guvernatori i Porto Rikos, Pedor Pierluisi paralajmëroi se mund të duhen disa ditë për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.