Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake në pesë vjetët e fundit. Këto stërvitje mbahen teksa tensionet në Gadishullin Korean janë të larta. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Korenë Jugore, ka konfirmuar se stërvitjet kanë nisur siç është planifikuar, mirëpo nuk ka treguar se ushtarë janë përfshirë edhe çfarë pajisjesh ushtarake janë përdorur. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 28.500 ushtarë të stacionuar në Korenë Jugore, si masë parandaluese ndaj kërcënimeve që vijnë prej Koresë Veriore.