Ka përfunduar në pranga burri i modeles së njohur shqiptare, Angela Martini, rumuni Dragos Savulescu. Një gabim i rëndë i gruas së tij zbuloi milionerin e kërkuar ndërkombëtarisht. I dënuar përfundimisht me pesë vjet e gjysmë burg në Rumani, biznesmeni u arrestua mbrëmjen e së dielës në Greqi. “Ai ishte atje me pushime, kur partnerja e tij, një modele zvicerane me origjinë shqiptare, ndjeu nevojën për të publikuar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale”, shkruan media rumune. Thjesht, autoritetet në Bukuresht që po kërkonin Savulescun panë fotografitë e Angelës në Instagram dhe zbuluan vendndodhjen.