Biznesmeni nga Lezha, Ardian Nikulaj u ekzekutua brutalisht në ambientet e biznesit të tij, në Shëngjin, teksa Top News transmetoi edhe videon e momenteve fatale, të kapur nga kamerat e sigurisë. Një person i veshur me jelek fosforeshent, që mbante maskë anti-covid në fytyrë dhe kokoren e motorit, hyn qetësisht në ambientet e lokalit dhe nxjerr pistoletën, duke qëlluar 7 plumba në drejtim të Nikulajt. Ekspertiza tha se 5 nga plumbat kanë përfunduar në trupin e biznesmenit lezhjan, teksa njëri prej tyre, i marrë në ballë, është edhe ai që i ka sjellë vdekjene menjëhershme.