Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë janë dakordësuar këtë të enjte që t’u japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua duke i përdorur asetet e ngrira ruse. Lajmi u konfirmua nga diplomatët, ndërsa theksuan se marrëveshja u arrit para se liderët të mbërrinin në Itali për samitin treditor të G7-ës. Sipas tyre, Ukraina pritet t’i marrë paratë në fund të këtij viti.