Jemi një Tokë, një familje dhe na takon një e ardhme. Me këto fjalë nis deklarata e përbashkët e samitit të G20, të mbajtur në Indi. ‘Takohemi në një moment vendimtar e historik për njerëzimin, ku vendimet që do të marrim sot do të përcaktojnë të ardhmen për brezat që do të vijnë’, vijon më tej deklarata, si një referencë në dukje për aksion kundër ndryshimeve klimatike.