Spektakli i së martës ka nisur ndryshe, teksa moderatori i emisionit Ledion Liço hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për t’i dhënë një lajm të rëndësishëm njërit nga konkurrentët, G Banit. “Sonte erdha për të komunikuar një lajm të rëndësishëm për një prej jush”. Më pas, ai sqaroi se bëhej fjalë për një situatë emergjente familjare.