Në 21-24 gusht në Tiranë u zhviulluan ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese të Ligës së Kampioneve në Futbollin e Sallave. Shqipëria u përfaqësua në këtë kompeticion nga skuadra e Tiranës që ishte në grupin C të këtyre kualifikuese. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi u zhvilluan të gjitha në Parkun Olimpik në kryeqytet dhe skuadra bardheblu e mbylli këtë fazë me 3 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje.