Festat e fundvitit janë periudha kur edhe sportistët pushojnë dhe festojnë. Futbollistët shfrytëzojnë këtë moment për të qenë pranë familjes dhe të dashurve të tyre për t'u relaksuar e fituar më shumë energji për pjesën e dytë të sezonit. Nuk mungojnë në këtë pikë as futbollistët e Kombëtares, të cilët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit e tyre momentet e relaksit apo të japin urimet e tyre për festat.