Hakerat po u dërgojnë mesazhe peshkuese në adresat e-mail viktimave të mundshme të tyre, ku prezantohen si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Uniformat blu kanë dalë me një deklaratë zyrtare duke njoftuar qytetarët që të jenë të kujdesshëm me mesazhet që marrin në postën e tyre elektronike.