‘Shumë shpejt do të fillojë rikonstruksioni i dy rrugëve në këtë zonë që ka ka qenë kërkesa juaj kryesore’. Kështu është shprehur kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako gjatë një takimi me banorët e fshatit Vadardhë të njësisë administrative Sukth. Ne kemi dëshirën dhe vullnetin – vijoi Sako - që të realizojmë çdo kërkesë të banorëve dhe gjithë komunitetit. Kryebashkiakja Sako ka dëgjuar kërkesat e banorëve dhe iu ka bërë të ditur atyre se tashmë dy rrugët e këtij fshati, “Zef Ndreka” dhe “Bosko”, me gjatësi afro 1.2 km do të rikonstruktohen brenda muajit të ardhshëm.