Është finalizuar operacioni policor i koduar ‘Mbikalimi’ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit. Policia vuri në pranga 3 shtetas , për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të kryera në bashkëpunim. Si rezultat i hetimeve 6-mujore,u bë I mundur arresimi i Ilias Fisheku, 62 vjeç, banues ne Fier, Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës, Mikel Zaho, 43 vjeç , ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës, ndërsa u la në “arrest shtëpie” Rakip Haxhiu, 77 vjeç.