Të shumtë ishin vizitorët që morën pjesë në forumin ndërkombëtar ushtarako-teknik Army-2021, të mbajtur në Parkun Patriot, në Kubinka, afër Moskës. Kriza ekonomike globale e shkaktuar nga pandemia duket se nuk ka prekur aspak porositë nga jashtë për armët ruse në 2020-ën, sipas shifrave të dhëna nga industria, me shitjet që arritën në 50-55 miliardë dollarë.