Pas javësh të tëra në të cilat rebelët e mbështetur nga irani sulmuan anijet tregtare në detin e kuq, shba dhe britania e madhe sulmuan mbrëmjen e shkuar me një arsenal shkatërrimtar armësh shënjestrat e Houthive në Jemen. Raketa Tomahok me lazer, avionë luftarakë që fluturojnë me shpejtësi 2 mijë kilometra në orë, dronë reaper dhe destrojerë, janë përfshirë në operacionin që mori në shënjestër të paktën 60 shënjestra të milicive të lëvizjes Houthi.