Plot 161.7 milioën paundë shpenzoi qeveria britanike për funeralin e Mbretëreshës Elisabeta II, e cila u nda nga jeta më 8 shtator të vitit të kaluar, në moshën 96-vjeçare. Departamenti i Thesarit në Britaninë e Madhe publikoi shifrën, duke theksuar se prioritet për qeverinë ishte që të gjithë eventet pjesë të funeralit, te shkonin me sukses dhe pa incidente. Mbretëresha Elisabeta II u nda nga jeta më 8 shtator dhe ceremonia e varrimit u mbajt më 19 shtator, teksa arkmorti i saj qëndroi për disa ditë në Katedralen e Edinburgut në Skoci.