Pavarësisht motit të paqëndrueshëm të kësaj fundjave nëntori, qytetarët nuk e kanë braktisur plazhin e madh të Durrësit. Çdo grupmoshë e ka gjetur mënyrën e vet të argëtimit në bregdet, ndërsa kushtet atmosferike kanë ofruar mot të alternuar me diell dhe vranësira. Lojërat e fëmijëve në rërë, shëtitjet e gjata, por edhe lojërat e tavolinës buzës detit kanë qenë pjesë e kësaj të shtune për shumë qytetarë.