Donald Trump ka tërhequr dhjetëra ambasadorë dhe diplomatë të lartë si pjesë e një riorganizimi të madh të axhendës së tij ndërkombëtare. Shefat e misioneve në të paktën 29 vende u informuan javën e kaluar se mandatet e tyre do të përfundonin në janar, sipas dy zyrtarëve të departamentit të shtetit, të cilët folën në kushte anonimiteti. Presidenti amerikan po kërkon të riformësojë praninë e Amerikës jashtë vendit dhe të sigurojë pozicione të lira që do ti mbushë me personel që konsiderohet mbështetës i motos së tij "Amerika e Para".