Një 62-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga e Policisë së qytetit bregdetar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Bëhet fjalë për Mustafa Shullanin, me identitete të tjera: Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani, banues në lagjen Nr. 7, Durrës. Ky shtetas rezulton i dënuar mbi 17 vjet burgim nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.