Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 67-vjeçar i cili tentoi të fuste në Shqipëri 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruar nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës. Aksioni i uniformave blu, është iniciuar pas marrjes së informacioneve në rrugë operative dhe afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, policia ka ndaluar për kontroll automjetin me drejtues 67-vjeçar me iniciale Gj. F.