Mediat britanike vijojnë ti kushtojnë një vemendje të vecantë shqiptarëve dhe përfshirjes së tyre në punë të paligjshme në Angli, apo hyrjen e tyre në vendin ishullor në mënyrë ilegale. Britanikja Daily Mail së fundmi i ka kushtuar një artikull fshatit Muzhak të Burrelit, që sipas saj, banesat dhe objektet e tjera aty, janë ndërtuar nga paratë që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar. Ky është fshati i vogël në kodrat shqiptare ku të gjitha shtëpitë komode dhe moderne janë ndërtuar me paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani”, kështu nis artikulli i Daily Mail.