Një grevë 48 orëshe është paralajmëruar në Itali. Një vendim i paralajmëruar prej disa kohësh, pasojat e të cilës do të ndihen jo vetëm në qytetet e mëdha, por edhe në zona të vogla, duke i bërë të ndërlikuara udhëtimet dhe aktivitetet e punës ,raportojnë mediat Italiane, Tashmë kanë mbërritur konfirmimet zyrtare. Ndalesa do të jetë e gjerë dhe do të prekë njëkohësisht shkollat, zyrat dhe transportin. Sipas Fanpage, ky është një nga momentet më të mprehta të protestës në muajt e fundit. Sindikata bazë USB Lavoro Privato ka thirrur një grevë në sektorin hekurudhor për 11 dhe 12 prill .