Kërcënimet e Ukrainës dhe aleatëve perëndimorë duket se kanë zgjuar frikën, aq sa fëmijët në Rusi do të trajnohen se si të mbrohen në një sulm bërthamor. Si pjesë e ndryshimeve më të fundit në kurrikulën kombëtare të shkollës, nxënësit do të mësojnë për "vetitë luftarake dhe efektet e dëmshme të armëve të shkatërrimit në masë, si dhe metodat e mbrojtjes kundër tyre". Sipas një përditësimi në një portal për mësuesit, “Bazat e sigurisë dhe mbrojtjes së atdheut" do të përhapen në shkolla anembanë vendit që nga shtatori.