Top News – Frikë nga mercenarët e Wagnerit / Polonia, 1 mijë ushtarë në kufirin me Bjellorusinë
09/07/2023 11:48

Të shtunën Polonia filloi dislokimin e mbi 1,000 trupave në lindje të vendit, tha ministri i mbrojtjes, mes shqetësimeve në rritje të vendit anëtar të NATO-s se prania e mercenarëve të grupit Ëagner në Bjellorusi mund të çojë në rritje të tensioneve në kufirin e saj. Vendimi i Presidentit Vladimir Putin për t'u ofruar mundësinë luftëtarëve mercenar të grupit Ëagner, të drejtuar nga Yevgeny Prigozhin që të zhvendosen në Bjellorusi, ka shkaktuar pasiguri mes vendeve lindore të NATO-s se prania e tyre mund të shkaktojë paqëndrueshmëri më të madhe në rajon. “Mbi 1000 ushtarë dhe pothuajse 200 automjete dhe pajisje luftarake kanë filluar të vendosen në lindje të vendit”, shkroi zoti Mariusz Blaszczak në rrjetin Tëitter. “Kjo demonstron gatishmërinë tonë për t'iu përgjigjur përpjekjeve për destabilizim pranë kufirit të vendit tonë”. Të dielën e kaluar Polonia tha se do të dërgonte 500 policë për të forcuar sigurinë në kufirin me Bjellorusinë. Gjatë javëve të fundit Polonia ka shënuar një rritje të numrit të emigrantëve që përpiqen të kalojnë kufirin nga Bjellorusia. Sipas zyrtarëve të kufirit, mbi 200 persona u përpoqën të kalonin ilegalisht të premten, mes tyre shtetas nga Maroku, India dhe Etiopia. Polonia e ka akuzuar Bjellorusinë se ka krijuar artificialisht një krizë migrantësh në kufi që nga viti 2021 duke sjellë individë nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe duke u përpjekur t'i shtyjë ata përtej kufirit. Një komandant i lartë i grupit mersenar Ëagner u citua të ketë thënë të shtunën se luftëtarë të grupit po përgatiteshin të vendoseshin në Bjellorusi.

Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
Top News – ‘Vdekje, zjarr dhe tërbim…’ / Sulme masive mbi Iran, shpërthime të pazakonta
10/03 11:58
Top News – ‘Po i thyejmë kockat Iranit…!’ Netanyahu: Nuk kemi mbaruar ende, ofensiva vazhdon
10/03 11:58
Top News – Turqia ‘ndez’ sistemet Patriot: Raketat e Iranit s’kanë shans, forcohet mbrojtja ajrore
10/03 11:48
Top News – Irani: Asnjë pikë naftë përmes Hormuzit / Trump kërcënon: Do ju godasim 20 herë më fort
10/03 11:48
DIGITALB DIGITALB