Motra e Dan Hutrës, 53 vjeç dhe djali i saj 29-vjeçar kanë shprehur shqetësim në policinë e shtetit nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme. Pavarësisht se ata kanë shkëputur kontaktet me autorin e vrasjes së trefishtë në Kamëz, i tremben mundësisë se mund të jenë shënjestër e hakmarrjes për këto vrasje dhe kanë kërkuar mbrojtjen nga policia.