Pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.8 në juglindje të vendit, Turqia ndodhet nën presion për t’u përgatitur për mundësinë e një fatkeqësie tjetër natyrore me përmasa të paimagjinueshme në Stamboll. Celal Sengor, një nga gjeoshkencëtarët më të shquar të Turqisë paralajmëron se nëse një tërmet i madh nuk do të ndodhë në njëzet vitet e ardhshme në Stamboll, atëherë të gjithë do të habiteshim shumë. Është vetëm një probabilitet, por probabiliteti është i lartë”, thotë profesori i Universitetit Teknik të Stambollit për CNN.