Bullgaria ka shënuar një rritje të ndjeshme të buxhetit për mbrojtje gjatë periudhës vjetore 2014–2025, duke e çuar atë nga 1.31% në 2.14% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), sipas një raporti vjetor të NATO-s. Dokumenti thekson se vetëm gjatë vitit 2025, shpenzimet ushtarake të Bullgarisë u rritën me 13.78% krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën periudhë, vendet anëtare të NATO-s në tërësi kanë arritur një mesatare prej rreth 2.7% të PBB-së për shpenzime në mbrojtje.