Autoportreti ikonë i artistes së famshme meksikane Frida Kahlo, i titulluar “Diego dhe unë”, u ekspozua për të parën herë pas gati çerekshekulli në Muzeun e Artit latino-amerikan në Buenos Ajres. Ishte pikërisht themeluesi i këtij muzeu Eduardo Costantini, ai që e ka blerë pikturën më të shtrenjtë në histori të Amerikës Latine.