Freddy Rincon nuk ia del mbanë të mbijetojë. ish futbollisti që ishte shtruar në terapinë intensive, 3 ditë pas një aksidenti të pësuar në Kali, ndërroi jetë në moshën 55 vjecare. Freddy Rincon në aksidentin e pësuar ditën e hënë përplasi makinën me një autobus dhe menjëherë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, por pa mundur të fitojë betejën e tij për jetën.