Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u përball me pyetjet lidhur me qëndrimin e tij ndaj marrëveshjes që Serbia nënshkroi një ditë më parë për blerjen e avionëve francezë Rafale. Kurti u tregua i kujdesshëm në reagimin e tij. Shefi i ekzekutivit Kosovar preferoi ta shmangte një koment të drejtpërdrejtë, por tha se Kosova kërkon bashkëpunim të ngushë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, e këtu përfshihet edhe Franca.