Top News – Franca përgatit francezët për luftë / Shpërndan ‘manualin e mbijetesës’ me 20 faqe
20/03/2025 12:37

Franca po përgatitet të shpërndajë një "manual mbijetese" për çdo familje për të ndihmuar qytetarët të përgatiten për "kërcënimet e afërta" - duke përfshirë një konflikt të mundshëm të armatosur në tokë franceze. “Manuali i mbijetesës synon të inkurajojë qytetarët që të zhvillojnë qëndrueshmërinë e tyre përballë krizave të ndryshme”, tha një zëdhënëse e kryeministrit François Bayrou për CNN të mërkurën. “Kjo përfshin fatkeqësitë natyrore, incidentet teknologjike dhe kibernetike, krizat shëndetësore si Covid-19 dhe krizat e sigurisë si sulmet terroriste dhe konfliktet e armatosura,” tha ajo. Nëse miratohet nga Bayrou, broshura me 20 faqe do t'u dërgohet familjeve përpara verës. Plani francez ndjek përditësimet e broshurave të ngjashme të lëshuara për miliona familje në Suedi dhe Finlandë, të cilat përfshijnë udhëzime se si të përgatiten për efektet e konflikteve ushtarake, ndërprerjet e komunikimit dhe ndërprerjet e energjisë elektrike, si dhe ngjarjet ekstreme të motit. Broshura e re do të jetë e ngjashme në përmbajtje me një faqe interneti të qeverisë franceze, e lançuar në vitin 2022, që ofron këshilla se si të përgatitemi për një emergjencë. Manuali do të ndahet në tre pjesë, duke ofruar këshilla praktike se si të mbroni veten dhe të dashurit përballë rrezikut të menjëhershëm. Ndër rekomandimet do të jetë edhe lista e kontakteve emergjente (shërbimi zjarrfikës, policia dhe ambulanca); të dhëna për sintonizimin në kanalet radio si edhe mënyrën e mbylljes së dyerve në rast të një aksidenti bërthamor. Manuali rekomandon një "komplet mbijetese" që përfshin edhe ujin e pijshëm, ushqim të konservuar, bateri dhe elektrikë dore. Po ashtu qytetarët këshillohen të blejnë ilace si paracetamol, kompresa dhe solucione fiziologjike.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50