Sindikatat në francë knë nisur një grevë kombëtare të martën duke kërkuar paga më të larta në mesin e inflacionit më të lartë në dekada të tëra në vend e duke e vendosur presidentin Emmanuel Macron përballë një prej sfidave më të vështira që nga rizgjedhja e tij në maj. Greva, që do të prekë kryesisht sektorët publikë, si shkollat dhe transportin, është një zgjatje e aksionit industrial që zgjati me javë të tëra e që dëmtoi rafineritë e Francës dhe i vendosi nën sulm pikat e karburantit.