Kërcënimet e shpeshta me bombë në Francë, kanë cuar të paktën 18 persona në pranga, të cilët dyshohet se kanë përhapur alarme të rremë në vend. Kërcënimet e shumta të cilat i janë referuar policisë franceze, janë bërë përmes celularit, emaileve, apo faqeve të ndryshme online. Për shkak të valës së madhe të këtyre telefonatave, për alarme të rreme, ministri francez i drejtësiëë paralajmëroi se do identifikohet dhe ndëshkohet cdo kush që bën shaka të tilla.