Franca, njëra nga shtetet kyçe në Bashkimin Evropian, ngurron për heqjen e vizave për Kosovën. Parisi kryeson presidencën e BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm dhe mundësia që liberalizimin e vizave për Kosovën ta vendosë në agjendë është e vogël. Kështu të paktën shprehen njohësi i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, dhe eurodeputetja Viola von Cramon. Bieber tha se Franca ka vënë veton ndaj liberalizimit të vizave dhe zgjedhjet presidenciale atje e shtojnë dyshimin. Eurodeputetja Viola von Cramon thotë se francezët e kundërshtojnë heqjen e regjimit të vizave për kosovarët dhe për këtë shkak s’ka marrëveshje mes 27 vendeve anëtare që kjo çështje të vendoset për votim në Këshillin e BE-së.