Trazirat në Francë, që pasuan vrasjen e një 17-vjeçari, janë qetësuar në natën e gjashtë. Por, ndërtesat publike, makinat dhe koshat e plehrave kanë qenë shënjestër e zjarrvënieve dhe vandalizmit gjatë natës. Ministria e Brendshme franceze tha se gjatë natës janë arrestuar 157 persona. Që nga 27 qershori, kur edhe nisën trazirat, në Francë janë arrestuar 3.354 persona, ndërsa janë sulmuar edhe dy stacione policore.