Top News – Franca dhe Gjermania/ Kthejnë izolimet kombëtare
28/10/2020 21:52

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar një izolim të dytë në shkallë kombëtare përgjatë gjithë nëntorit. Macron tha se nën masat e reja, që do të nisin nga e premtja, njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për punë të domosdoshme ose për arsye mjeksore. Bizneset jo të domosdoshme, si restorantet dhe baret, do të mbyllen, por shkollat dhe fabrikat do të mbeten të hapura. Vetëm të mërkurën, vendi raportoi rreth 70 mijë raste të reja koronavirusi në 24 orë dhe 767 viktima. Macron tha se vendi rrezikon të përfshihet nga një valë e dytë që pa dyshim do të jetë më e vështirë se ajo e para. Kufizimet e ndërmarra deri më tani, tha ai, kanë qenë të dobishme por jo të mjaftueshme. Nevojitet një ndërhyrje më e vendosur. Sipas përllogaritjeve, shkalla e infektimit në francë po rritet shumë shpejt dhe brenda mesit të nëntorit do të ketë më shumë se 9 mijë persona në terapi intensive. Masat e shpallura nga Macron do të jenë në fuqi deri më 1 dhjetor. Më herët edhe kancelarja gjermane, angela merkel, shpalli vendimin për ta futur vendin në një izolim të lehtë, sic e ka përkufizuar ajo. Pas bisedimeve me krerët e landeve, u vendos që duke filluar nga 2 nëntori, do të nisë izolimi i kufizuar por shkollat do të mbeten të hapura, kontaktet sociale do të kufizohen dhe turizmi do të ndalet. Teatrot, kinematë, qendrat e argëtimit do të mbyllen. Baret po ashtu do të mbyllen dhe restorantet do të lejohen të shërbejnë vetëm ushqime për të marrë me vete. Kompanitë që do të goditen nga izolimi mund të rimbursohen deri në 75 për qind të të ardhurave të nëntorit të shkuar. Qeveria gjermane do të donte që familjet dhe miqtë të mund të takoheshin për krishtlindje, por infektimet e përditshme janë rritur deri në 14964 në ditë dhe mbi 85 viktima. Italia raportoi të mërkurën rreth 25 mijë infektime të reja me koronavirus por kryeministri i vendit, Giuseppe Conte ka këmbëngulur se nuk do të ketë një izolim në shkallë kombëtare, por do ti jepet kohë masave shtrënguese të miratuara së fundmi.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19