Top News – Franca dhe Gjermania apel SHBA/ Hiqni ndalesën për eksportin e vaksinave anti covid
09/05/2021 13:25

Franca i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të heqin ndalesën për eksportin e vaksinave kundër COVID-19 dhe materialeve për prodhimin e vaksinave. Kjo thirrje e Parisit është mbështetur edhe nga shtetet e tjera në Evropë. “I bëj thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i japin fund ndalesave për eksport, jo vetëm për vaksinat, por edhe për përbërit e vaksinave, të cilat ndalojnë prodhimin e tyre”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë samitit të Bashkimit Evropian që u mbajt në Porto të Portugalisë më 8 maj. Këto komente të Macronit erdhën teksa shtetet evropiane janë befasuar nga vendimi i SHBA-së për të hequr patentën e pronësisë intelektuale për vaksinat, me qëllim që të luftohet pandemia COVID-19. SHBA-ja deri më tani ka vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës 56 për qind të popullatës të saj të rritur, por nuk eksporton doza të vaksinës dhe de fakto ka ndalesë për materialet me të cilat prodhohen vaksinat. Ndërkaq, një numër i shteteve në SHBA po kthejnë mbrapsht dozat e vaksinave që u janë dhuruar nga qeveria federale, teksa numri i vaksinimit në bazë ditore ka rënë në mbarë vendin, për shkak të uljes së kërkesës. Teksa infektimet dhe kërkesa për vaksinim po bien, administrata e presidentit amerikan Joe Biden është nën presion në SHBA dhe jashtë vendit për eksportin e vaksinave, përfshirë këtu 60 milionë doza të vaksinës AstraZenecas, të cilat po qëndrojnë në depo dhe nuk po përdoren, për shkak se kjo vaksinë nuk është miratuar për përdorim në SHBA. BE-ja, pavarësisht se në fillim kishte një fushatë të ngadaltë të vaksinimit, këtë javë ka arritur shifrën prej 150 milionë dozave të administruara dhe blloku evropian beson që brenda dy muajve do të vaksinojnë mjaftueshëm njerëz që të arrihet imuniteti i komunitetit. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se BE-ja shumicën e prodhimit e ka eksportuar dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe SHBA-ja.

Top Channel/ Shisnin 40 mijë doza narkotikësh në muaj në Itali, arrestohet shqiptar, dyshohet se…
17/12 22:38
Top Channel/ Negociatat për paqe, diplomatët amerikanë dhe europianë bien dakord për siguri
17/12 22:35
Top Channel/ Tronditet Afrika e Jugut, DJ i njohur ekzekutohet me armë zjarri në mes të qytetit
17/12 22:26
Top Channel/ Vrasja makabre e djalit të zyrtarit të lartë ukrainas, u torturua për 200 mijë dollarët
17/12 22:09
Top News – Trupat evropiane do zbrapsin rusët / Merz shpjegon garancitë që i janë ofruar Ukrainës
17/12 15:25
Top News – ‘Momenti i pavarësisë së Evropës’ / Von Der Leyen: Jetojmë në një botë luftërash
17/12 15:11
Top News – Putin kritikon “histerinë” perëndimore: Thirrjet për luftë me Rusinë, marrëzi
17/12 15:10
Top News – Gripi i ri sulmon Evropën / ‘Gjunjëzon’ kujdesin shëndetësor, spitalet në vështirësi
17/12 15:09
Top News – Dinosaurët jetonin në Itali / Gjenden mijëra gjurmë 210 milionë vjeçare
17/12 14:39
Top News – Brezi i humbur i Ukrainës / I bllokuar në një ‘karantinë të përjetshme’
17/12 14:38
Top Channel/ Trump i shtrëngon “lakun” Venezuelës: SHBA bllokon anijet cisternë të naftës!
17/12 14:37
Top News – Rusia, kërkesa ‘të paarsyeshme’ / Meloni flet për diskutimet për paqen në Ukrainë
17/12 13:46
Top Channel/ Krerët e BE-së në Bruksel, cfarë pritet nga samiti: “Detyra” për vitet e ardhshme!
17/12 12:33
Top Channel/ BE heq dorë nga motorët me djegie: Por makina me naftë edhe pas 2035-sës!
17/12 12:08
Top News – Stacion metroje nën Kolose / Bashkë me thesaret antike të qytetit të përjetshëm
17/12 11:53
Top News – Çisternat e naftës ‘nën rrethim’ / Trump ‘bllokon’ hyrjen dhe daljen nga Venezuela
17/12 11:52
Top News – Mossadi kërcënon Iranin / ‘Bombën bërthamore e shihni vetëm në ëndrra’
17/12 11:52
Top News – ‘Të ndalojmë pushtuesit e huaj’ / Trump ndalon hyrjen në SHBA për 20 shtete të tjera
17/12 11:29
Top News – Bum kanabisi, emergjencë ketamine / Aeroporti i Brukselit ‘nën sulm’, rriten sekuestrimet
17/12 11:29
Top News – Brukseli bën hapa prapa / Heq dorë nga ndalimi i motorëve me naftë dhe benzinë
17/12 11:27
DIGITALB DIGITALB