Top News – Franca, 30 mijë raste/ Shpërthen virusi në Evropë
16/10/2020 11:32

Franca raportoi një kapërcim tmerrues të rasteve me koronavirus përpara vendosjes se orës policore të shtunën në Paris dhe tetë qytete të tjera të vendit. 30,621 infeksione të tjera u konfirmuan atje brenda 24 orëve, ndërsa një ditë më parë ishin 22. 600. Situata kishte ardhur dita-ditës duke u përkeqësuar, çka shtyu presidentin Emanuel Macron të merrte masa të forta për frenimin e sëmundjes. Pjesë e tyre është ndalimi I lëvizjes për banorët e disa qyteteve nga ora 21 e natës deri në 6 të mëngjesit, masë kjo që do të jetë në fuqi për të paktën katër javë. Kryeministri Jean Castex njoftoi se do të shtohen forcat policore neper rrugë për zbatimin e shtetrrethimit, megjithatë njerëzit do të lejohen të lëvizin për në punë ose të shkojnë në spitale e farmaci. Një ditë më parë, forcat franceze të rendit bastisën shtëpitë e disa zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe të shëndetësisë në vazhdën e një hetimi mbi mënyrën sesi është menaxhuar pandemia. Miliona njerëzve u Evropë u është thënë se duhet të jetojnë nën masa të rrepta të reja ndërsa qeveritë luftojnë me një valë të dytë të virusit. Ashtu si Franca, edhe Italia, Polonia dhe Gjermania kanë regjistruar shifra rekord rastesh të reja. Republika Ceke shënoi gati 10 mijë të tilla brenda një dite dhe 24 vdekje të tjera. nga e shtuna, ne Londër do të ndalohen takimet neper ambiente te mbyllura pasi kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar dhe zona të tjera të Anglisë do të vihen nën alarm nga Covidi. OBSH-ja i nxiti qeveritë evropiane të shtojnë ndjeshëm përpjekjet dhe të marrin masa teksa kontinenti kapërceu pragun e 1.000 vdekjeve ne ditë.

Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41