Foshnja siriane, nëna e të cilës e lindi nën rrënojat e shtëpisë së tyre të shembur nga tërmeti, tani ka një emër. Ajo është quajtur Aya, që në arabisht do të thotë Mrekulli, një emër ky që i shkon shumë për shtat një bebeje që e nisi jetën e bllokuar nën disa shtresa betoni. Emrin asaj ia ka vendosur doktori Khalid Attiag, drejtues i spitalit të fëmijëve të Afrinit, në Aleppo të Sirisë.