Njerëz nga e gjithë bota janë ofruar të adoptojnë vogëlushen që lindi nën rrënoja por edhe pse kanë humbur edhe vetë cdo gjë në tërmet, tezja dhe bashkëshorti i saj, vendosën ta bënin pjesë të familjes së tyre. Nëna e vajzës së vogël, babai dhe katër vëllezërit e motrat, u vranë në tërmetin e 6 shkurtit dhe shtëpia e tyre në qytetin verior Jinderis, në provincën e Alepos, u shkatërrua. Ajo u gjet nga skuadrat e shpëtimit më shumë se 10 orë pas tërmetit me kordonin ombelikal ende të lidhur me nënën e saj të vdekur.