Edicioni i dytë i Match Maker Albania u mbajt këtë të enjte në Pallatin e Kongreseve, organizuar nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve. Kjo platformë bashkon investitorë, institucione, kompani vendase dhe ndërkombëtare duke nxitur bashkëpunime konkrete. Pjesë e këtij eventi ishte edhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për të vënë në pah rolin e këtyre shërbimeve në zhvillimin ekonomik. Në këtë platformë bashkëpunimi dhe inovacioni, AKEP prezantoi mundësitë për investime dhe partneritete në një mjedis të hapur, kuadrin rregullator të komunikimeve elektronike, si edhe zhvillimet në infrastrukturën dhe shërbimet digjitale.