Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me 6 miliardë dollarë për t’u "fortifikuar" kundër kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina, njoftoi lideri i vendit, Rishi Sunak, në prag të bisedimeve të shumëpritura me partnerët e AUKUS, Shtetet e Bashkuara dhe Australinë. Kryeministri britanik u zotua të përdorë shpenzimet shtesë, të shpërndara në dy vjet, për të rimbushur rezervat e municioneve, për të modernizuar programin e nëndetëseve bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar dhe për të financuar "fazën tjetër" të AUKUS, një pakt sigurie i arritur midis tre kombe në vitin 2021.