Pas shumë muajsh, merr fund ngërçi për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zië. Shqiptarët kanë vendosur të bashkojnë votat në qeverinë e re të Miljoko Spajiç, teksa do të mbajnë 3 poste të rëndësishme. Pas negociatave të nisura që prej zgjedhjeve të 11 qershorit, shqiptarët vendosën të marrin pjesë në qeveri me postin e Zëvendëskryeministrit por edhe 3 ministri të rëndësishme.